9.6 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Afati i aplikimit të subjekteve drejt fundit, vetëm 27 aplikuan deri të shtunën

Zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë të hapura këtë fundjavë për të pritur aplikimet e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Sipas të dhënave të këtij institucioni, asnjë nga partitë parlamentare nuk i ka dorëzuar akoma listat me kandidatët për kryetarë komunash dhe për Kuvende Komunale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar për Ekonomia Online të dhënat e fundit lidhur me procesin e aplikimit.

Sipas tij, deri në mesditën e së shtunës KQZ ka pranuar aplikimin për certifikim të 27 subjekteve politike.

“Deri në mesditën e ditës së shtunë, KQZ-ja ka pranuar aplikimet nga 27 subjekte politike, prej të cilave 5 parti politike, 9 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është: 13 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 182 kandidatë për Kuvende Komunale”, tha Elezi. Elezi bëri të ditur se afati i fundit i subjekteve politike për të aplikuar është dita e hënë, 16 gusht, deri në orën 16:00.

Po sipas tij, çdo aplikim me vonesë nuk do të rekomandohet për certifikim.

“Subjektet politike kanë kohë që deri të hënën, më 16 gusht, në orën 16:00, të dorëzojnë aplikimet e tyre së bashku me emrat e kandidatëve, në të kundërtën çdo aplikim pas kësaj kohe do të konsiderohet si aplikim i pasafatshëm, çka do të thotë se nuk do të rekomandohet për certifikim”, tha Elezi.

Këto janë subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim, deri të shtunën në orën 13:00:

PARTITË POLITIKE

1. Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;

2. Partia Demokratike e Unitetit ka apllikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;

3. Partia Ura ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Mitrovicë të Jugut;

4. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet Kuvend Komunal në Prizren;

5. Organizata Balli Kombëtar Demokrat ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Podujevë;

INICIATIVAT QYTETARE

1. Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

2. Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

3. Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;

4. Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;

5. Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;

6. Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;

7. Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;

8. Iniciativa Qytetare për Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;

9. Iniciativa e Therandës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Suharekë;

KANDIDATËT E PAVARUR

1. Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;

2. Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;

3. Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;

4. Radoš Repanovi? ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;

5. Bojan Sai?i? ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;

6. Dragan Repanovi? ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;

7. Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Deçan;

8. Xhafer Bytyqi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Rahovec;

9. Selajdin Bytyçi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Malishevë;

10. Hamdi Malaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Skënderaj;

11. Milazim Lushaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Kuvend Komunal në Prizren;

12. Rufki Suma ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Hani i Elezit;

13. Duško Maksimovi? ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Graçanicë.

 

Më Shumë

Mediat tiranase: Shehi largohet nga Ballkani?!

Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi, i ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve të klubit suharekas. Ky është lajmi që vjen nga mediat tiranase të afërta me...

Votoi Shaqir Totaj

Pak minuta më parë ka hedhur votën kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK-ja, Shaqir Totaj. Totaj tha se qytetarët e Prizrenit do të dinë...

Lajmet e Fundit