Vjen edhe dita e fundit e Dokufestit të sivjetmë, këta filma shfaqen sot

Sot është dita e fundit e festivalit të mirënjohur kosovar të filmit, Dokufest.

Pas tetë ditësh, organizatorët do t’ia vënë siparin edicionit të parë të festivalit të mbajtur në kohë pandemie.

Në pesë kinematë e shpërndara në Prizren edhe sot sdo të shfaqen një mori filmash.

Në Dokukino shfaqen filma si “Dawson City: Frozen Time”, “Radiograph of a Family”, “Reconcilliation” e “Leviathan”.

Në “Lumbardhi Indoor” do të jepen filmat “Black Sun”, “Bellum – The Daemon of War”, “Dur Gur Mur”, “I Have Never Been on a an Airplane”, “Mardhë”, “Survival and School”, “The White Sheets”, “Bloody Nose, Empty Pockets”.

Ndërkaq në Lumbardhi Bahçe do të mbahet ceremonia mbyllëse teksa te Kino Lumi do të ndahen çmimet e festivalit.

Më Shumë

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Lajmet e Fundit