Simon Gallup largohet nga bendi The Cure

Basisti i The Cure, Simon Gallup, ka njoftuar se e ka lënë bendin duke thënë që është ngopur nga tradhtitë.

Ai i ishte bashkuar bendit më 1979 pasi kishte qenë pjesë e projektit “Cult Hero” të Robert Smithit.

Pasi ishte larguar më 1982, ai ishte kthyer sërish dy vjet më pas dhe tani është anëtari i dytë më jetëgjatë në formacionin e The Cure.

“Me paska zemër të rënduar nuk jam më pjesë e the Cure”, ka shkruar Gallup në llogarinë e tij personale në Facebook.

“Jam mirë Vicky, veç jam ngopur nga tradhtitë”, ka vijuar ai në replikën e tij dhënë një mikesheje pasi është pyetur për arsyet.

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit