7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Dhurata Dora në “qiellin e shtatë”

Personazhet e njohur ndihen gjithmonë të përkëdhelur nga mesazhet e dashurisë dhe dhuratat e veçanta që marrin herë pas here nga fansat. Së fundmi, Dhurata Dora ka treguar se ka marrë një dhuratë shumë të veçantë nga ndjekësit e saj.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo ka zbuluar se emri i saj është regjistruar në regjistrin online të yjeve. Fansat kanë blerë një yll online me emrin e saj dhe këngëtarja e ka pëlqyer pafund këtë dhuratë. Në video ajo shihet duke bërtitur nga gëzimi, teksa e hap dhuratën me shpejtësi.

“Oh Zot, mbështetësit e mi janë më të mirët! Faleminderit! Ju dua të gjithëve shumë! E regjistruar zyrtarisht në regjistrin zyrtar online të yjeve si Dhurata Dora”, shkruan ajo.

 

Kujtojmë se para disa ditësh, Dhurata Dora publikoi bashkëpunimin e parë me Noizy-n, me titull “Mi Amor”. Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku dhe u kthye menjëherë në një nga hitet e kësaj vere.

Mirëpo duket se Dhurata dhe Noizy nuk do e mbyllin me kaq me bashkëpunimet e tyre. Është mësuar se Dhurata dhe Noizy kanë bërë gati dhe një tjetër këngë të përbashkët. Detajet për këtë projekt të dytë mes artistëve nuk dihen ende, por mendohet se nuk do të vonojë dhe shumë. Thuhet se kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të ri të Noizy-t dhe me shumë mundësi dhe pjesë e atij të Dhuratës.

Kujtojmë se para disa javësh, Dhurata publikoi bashkëpunimin e parë me Noizy-n, me titull “Mi Amor”. Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku dhe u kthye menjëherë në një nga hitet e kësaj vere.

Më Shumë

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Lajmet e Fundit