Requiem

Sa pak gjëra t’vogla m’ndanin nga ti…
Një shtëpi e rrethuar me kraharorë meshkujsh
dhe një qiell i heshtur, fole ëndërrimtarësh.
Për të ta dhënë përqafimin
arratisesha me këmishë nate,
vetëm që përgjatë rrjedhës së shekujve
n’ëndërr t’më kishe.

Sa shumë gjëra t’mëdha t’ndanin nga unë…
Një heqje e lehtë çarçafi
dhe një cigare e flakur tutje buze.

Pastaj thonë kot
se dashuria për këdo ka vetëm një formë.

Adelina Xhaferi

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit