Qeveria miraton masat e reja

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar masat e reja anti-COVID, të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e premte, më 20 gusht, raporton Express

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se masat kufizuese kanë për qëllim kontrollin dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

“Masat e këtij propozimvendimi, nuk përcaktojnë në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm, duke qenë se kufizimet e vendosura ndaj publikut mund të përmbushen me paraqitjen e dëshmisë së statusit të vaksinimit, të rezultatit të një testimi që arrin në përfundimin se personi nuk është i infektuar, apo që është i shëruar nga COVID-19 dhe ka antitrupa të mjaftueshëm për ta luftuar sëmundjen”, ka deklaruar Vitia.

Ministri Vitia nuk i ka përmendur masat të cilat u miratuan sot, megjithatë, të martën ai ka takuar hisedarët në zbatimin e masave anti-COVID, me të cilët ka vendosur për masat e reja.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, të martën ka deklaruar për Express se nga data 20 gusht, deri më 1 shtator, orari i gastronomisë do të jetë deri në orën 22:30 apo eventualisht deri në orën 23:00.

“Nga data 20 deri më 1 shtator orari i gastronomisë do të jetë deri në 22:30 ose deri në orën 23:00. Sallat e dasmave, hotelet, restorantet, qendrat tregtare dhe restorantet brenda tyre po ashtu. Maksimumi i personave të lejuar në dasma do të jetë 150.”, ka deklaruar Sogojeva.

Sogojeva tha se në dasma do të kërkohet dëshmia e vaksinës, apo testi negativ i COVID-19.

Sogojeva tha se nga data 20 gusht, klubet e natës do të mbyllen, derisa tha se nuk është përmendur kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

“Klubet e natës mbyllen nga data 20. Kufizimi i lëvizjes nuk është përmendur.  Ne si Odë duke e parë gjendjen, u pajtuam me këto masa deri më 1 shtator”, ka deklaruar Sogojeva.

Ndërkaq Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se kryetarët e komunave kanë propozuar mbylljen e klubeve të natës, lejimin e dasmave me vetëm 150 persona me dëshmi të vaksinimit ose me test PCR negativ apo serologjik.

“Në respektim të masave do të duhet të shtohen rastet e inspektimeve nga niveli qendror dhe në bashkëpunim me inspektorët komunalë që të jenë edhe në një fushatë ndërgjegjësimi sidomos në gastronomi që të zvogëlojmë shkallën e infektimeve”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Po ashtu, në këtë takim është marrë vendim që qendrat e vaksinimit të punojnë edhe të shtunën.

“Ministri Vitia tha në fund se tash në Qendrat e Vaksionimit do të punohet edhe të shtuneve ndërsa sa i përket barnave esenciale kemi marrë gjitha masat por janë 200 aktivitete të prokurimit dhe nuk mund të përshpejtojmë për shkak procedurave”, thuhet në postimin e AKK-së./GazetaExpress/

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Lajmet e Fundit