U arrestua për kanosje me armë zjarri, prizrenasit i sekuestrohet një armë lodër

Një person është arrestuar të martën rreth orës 21:00 në Prizren, pasi që dyshohet se kishte kanosur me armë zjarri një person tjetër, raporton PrizrenPress

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se i dyshuari ka deklaruar se nuk ka armë zjarri, por vetëm një armë lodër, e cila është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore.

“Më 18.08.2021 pas një pune hetimore është dorëzuar/arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. I dyshuari ka deklaruar se nuk posedon armë por e ka pasur një armë lodër, arma lodër është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Sipas PK-së, rasti vazhdon të hetohet. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit