Hanefi Muharremi zgjedhet Shef i Shtabit të LDK-së në Prizren për zgjedhjet lokale

Hanefi Muharremi është zgjedhur Shef i Shtabit nga LDK-ja  në Prizren, për zgjedhjet lokale të tetorit.

Ai është edhe bartës I listës së këtij subjekti politik.

“Me një ekip profesionistësh të mirë e të dëshmuar në profesionet përkatëse, mbledhur rreth kandidatit për kryetar të Prizrenit, njeriut të dëshmuar në luftë dhe në paqe, Anton Quni, Shefi i Shtabit dhe bartësi i listës, Hanefi Muharremi, së bashku tashmë kanë filluar shpalosjen e platformës dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët e komunës së Prizrenit”,njofton LDK.

 

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Lajmet e Fundit