Mos dilni pa çadër sot!

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit relativisht të freskëta.

Pas rrezeve të diellit të cilat parashihen kryesisht në pjesën e parë të ditës, pjesa tjetër e ditës mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe të pa qëndrueshme.

Kjo situatë meteorologjike, do të kushtëzoj mot me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në disa territore parashihen shkarkime rrufesh dhe mundësi për reshje breshëri.

Në fushat termike Instituti parasheh rënie sidomos në vlerat e maksimaleve.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

Më Shumë

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

Lajmet e Fundit