Aprovohet projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka aprovuar projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ky projektligj, kaloi me shumicë votash nga kabineti qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Kurti, teksa thuhet se do të qartësoj procedurat për shitjen e pasurive të paluajtshme si dhe dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

“Kështu pasuria e përfituar tani nga aktiviteti kriminal e shumë shpejtë pasuria e pajustifikueshme do të ju kthehet qoftë direkt apo indirekt qytetarëve, përmes qeverisjes së mirë, shtimit të efikasitetit të organeve ligj-zbatuese të cilat do të punojmë pa u ndalë që të forcohen, por po ashtu nuk do të rreshtim së kërkuari më shumë punë, e më shumë rezultate”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Më Shumë

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

Lajmet e Fundit