-0.2 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Javën e ardhshme emrat e qeverisë së re, Edi Rama mbledh ministrat në largim

Kryeministri Edi Rama do të shpallë javën e ardhshme qeverinë e re pas fitores së mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e fundit me ministrat e kabinetit, shefi i qeverisë shqiptare paralajmëroi se një pjesë e tyre nuk do të ulen më në atë tryezë.

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju natyrisht do të vijoni të gjithë punën deri në minutën e kalimit të detyrës pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Fatmirësisht kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati katërvjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon jo vetëm një formacion të mirë qeverisës, një kryesi grupi parlamentar apo një kryesi efektive të vetë partisë, por edhe një stol rezervash të gjatë për të pasur në vijimësi mundësi energjizimi të skuadrës”, tha Rama.

Ai ka shtuar se mandatin e dytë u mbylli me realizimin të gjitha kushteve për çeljen e neociatave me BE-në dhe hapjen e një kapitulli të ri në politikën rajonale.

Rama prezantoi disa objektiva për Shqipërinë e vitit 2030 mes tyre kthimi i trendit negativ të largimeve në raport me kthimet në atdhe.

Ndërsa, u shpreh i bindur se mandati i tretë do të jetë një faqe e re e bashkëpunimit me Kosovën, pavarësisht mosdakordësive për “Ballkanin e Hapur”. /Ora News/

Më Shumë

Elita e basketbollit me super sfida

ProCredit Superliga është bërë më interesante se kurrë. Elita e basketbollit vazhdon të sjellë super ndeshje. Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi është një përballje interesante dhe...

U dërgua pa shenja jete në QKMF, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga...

Lajmet e Fundit