14 të vdekur dhe 2,541 raste me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 14 raste të vdekjes, si dhe 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërkaq, janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.

Në total numri i rasteve aktive është 23.845.

Tutje theksohet se janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Më Shumë

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Lajmet e Fundit