20.4 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

JEFF SCOTT SOTO në HardhFest

Festivali më i madh në Kosovë, Hardh Fest, sivjet po vjen me vitin jubilar të 20-të, me 3, 4 dhe 5 shtator në Rahovec.

Tashmë ekipi organizativ, në një konferencë për media, ka shpalosur programin e festivalit si dhe Line Up-in e edicionit më të ri te? Hardh Fest, i cili këtë vit organizohet nën moton “Shnosh Si Kokrra”.

Dea Luma, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun, ka treguar detajisht për gjitha aktivitetet e sivjetshme të cilat organizohen në “Hardh Fest”.

Ndërsa, drejtori artistik i “Hardh Fest”, Gardalin Shtavica, ka prezantuar artistët kryesor te? cilët do të marrin pjese? ne? koncertet e mëdha me 3,4 dhe 5 shtator.

““Hardh Fest”” edhe këtë vit i qëndron besnik muzikës. Jemi munduar të ftojmë? si gjithmonë emrat më eminent të këtij zhanri, si vendor po ashtu edhe ndërkombëtarë?. Artisti kryesor i këtij edicioni do të jetë Jeff Scott Soto së bashku me bendin Eridan si dhe Alban Skenderaj. Koncerti do të pasurohet me rock grupet nga Kosova “Minatori”, grupi “Na” dhe “Magnituda & Friends” si dhe këngëtarja Eneida Tarifa dhe këngëtari Mentor Haziri”, DJ 029, MAARVEL, tregoi Shtavica.

Festivali i vjeljes së rrushit “Hardh Fest” organizohet nën patronatin e Kryetarit te? Komunës Smajl Latifi dhe përkrahjen e Komunës Rahovec, MKRS, MBPZHR, partnerit të festivalit StoneCastle dhe sponsoreve tjerë.

Nora Boshnjaku, përfaqësuese nga Komuna e Rahovecit, thotë se çdo vit Komuna e Rahovecit është? munduar te? rris përkrahjen për festivalin Hardh Fest dhe është perkrahje me e madhe financiare ndër vite.

“Komuna e Rahovecit, ne? vazhdimësi ka qene? shume? e interesuar që të rrisë përkrahjen për këtëfestival, pasi qe? nëpërmjet Hardh Fest, ekspozohen vlerat e trashëgimisë dhe kulturës se? Rahovecit, por edhe vreshtarët e vertarët kanë mundësi te? ndryshme te? promovojnë? produktet e tyre”, tha Boshnjaku.

Këtë vit “Hardh Fest” feston vitin e tij jubilar, atë të 20’të ndërsa këtë vit, mbahet nën moton “Shnosh si kokrra”.

Gjatë 3 ditëve e 3 netëve, festivali do t`iu përmbahet gjitha masave të cilat janë caktuar nga Qeveria e Kosovës.

Me 3, 4 dhe 5 Shtator në Hardh Fest “Shnosh si kokrra” në Rahovec.

May be an image of 1 person, playing a musical instrument and text that says "HARDH FEST vineyards paradise #vaksinohu 3,4,5 5 3, 4 Shtator September (Vocal of SONS OF APOLLO) JEFF SCOTT SOTO & ERIDAN Alban Skenderaj, Minatori, Eneda Tarifa Mentor Haziri, Grupi Na, Magnituda & Friends MAARVEL, DJ 029. Rahovec, Kosova www.hardhfest.com #ShnoshSiKokrra"

Më Shumë

Prizreni përfiton internet publik falas përmes projektit evropian WiFi4WB

Kryetari i  Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit është përzgjedhur për të përfituar nga iniciativa WiFi4WB, që do të...

Arkivi me 90,000 artikuj i këngëtarit legjendar hapet të shtunën

Nga kostumet vezulluese të ‘Ziggy Stardust’ dhe tekstet e këngëve të shkruara me dorë, te letrat dhe shënimet e fansave rreth një muzikali të...

Lajmet e Fundit