12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Zvogëlohen pritjet për të dalë nga Kosova, numër më i vogël i veturave në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se sot vërehet fluks më i vogël i veturave në pikat kufitare dhe pritjet për të dalë nga Kosova janë më të vogla.

Sipas këtij njoftimi, pritjet për të dalë nga Kosova në dy pikat kufitare, Merdarë dhe Dheu i Bardhë janë vetëm deri në gjysmë ore, ndërsa në atë të Vërmicës pritjet për të dalë nga Kosova janë 15 deri në 20 minuta.

Në pikat tjera  kufitare pritjet janë shumë të vogla, nga tre deri në pesë minuta.

 

Më Shumë

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast, shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lajmin u konfirmua nga...

Vetëvendosje në Prizren shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka shpallur zgjedhjet e brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Sipas njoftimit, afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e...

Lajmet e Fundit