Bilanc tragjik në Kosovë/ 170 viktima nga COVID-19 brenda një jave

Në Kosovë dje u konfirmuan edhe 32 viktima nga koronavirusi, e në mesin e viktimave ishte edhe një person në kategorinë e moshës 20-29 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 1.612 raste pozitive, të cilat rezultuan pas testimit të 13.953 mostrave.

Shifra prej 1,612 i bie që rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në 24-orëshin paraprak, 2,460 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26,524.

Deri të enjten pasdite, në Kosovë janë dhënë mbi 875,000 vaksina kundër koronavirusit.

Në total, mbi 296 mijë qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.

Në shtatë ditët e fundit, Kosova ka regjistruar 11,440 raste të reja dhe 170 viktima.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Lajmet e Fundit