Kujtim Gashi i thur elozhe Shaqir Totajt

Ish-ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i ka thur elozhe kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Gashi, i cili është bartës i listës zgjedhore të këtij subjekti politik për Kuvend të Prizrenit, thotë se Totaj është një njeri me iedeale të larta njerëzore.

“Jam i nderuar të i prijë kësaj liste, e shumë më i nderuar, të kemi për kandidat Shaqir Totaj, njeri me ideal, me virtyte të larta njerëzore dhe me vizion të qartë për qytetin që duam, për Prizrenin tonë. Ne, bashkë do t’i shërbejmë qytetarëve dhe, qytetit do t’ia kthejmë shkëlqimin!”, shkruan Gash në Facebook.

“Partia Demokratike e Kosovës përherë i ka ofruar qytetit të Prizrenit zgjedhjet më të mira, kandidatët më gjithëpërfshirës, më të zëshëm, më të kualifikuar, më të përgatitur profesionalisht e mbi të gjitha kandidat me integritet, besueshmëri dhe kredibilitet”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Lajmet e Fundit