5 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Drejtori i QKMF-së në Prizren: “Na shani, por vaksinohuni !”

“Na shani, por vaksinohuni !”

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, në këtë mënyrë u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin vaksinën kundër Covid-19.

Ai, kërkon nga qytetarët që të kenë durim gjatë pritjes për t’u vaksinuar edhe atëhrë kur shfryhen duke sharë sistemin shëndetësor.

“ Edhe pse për shkak të dobësive që ka sistemi i terminëve që udhëhiqet nga Ministria e Shëndetësisë dhe ju bie të prisni ndoshta një deri në dy orë, unë ju lutem të na shani nëse kjo ua lehtëson pritjen, mirëpo qëndroni dhe vaksinohuni!”, shkruan Elzekurtaj në Facebook, transmeton “PrizrenPress”.

Elezkurtaj, ua kujton qytetarëve kohën e pritjes në pikat kufitare gjatë kthimit nga deti.

“Më e arsyeshme është të pritni për të marrë vaksinën në Qendrat e Vaksinimi, apo sa të pritni dy orë në kufi kur kthehuni nga deti?”, pyet Elezkurtaj
“ Në pikën kufitare nuk bëni zë”, shprehet ai.

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, tregon se në Prizreni deri më tash janë vaksinuar 72606 qytetarë.

“Prej tyre, 21611 i kanë marrë të dy dozat e vaksinës”, tregon ai, për “PrizrenPress”.

Numri i të infektuarëve dhe të vdekurve nga Covid-19 është rritur ditëve të fundit në Prizren.

Në spitalin e Prizrenit, po marrin trajtim rreth 200 pacientë me Covid-19./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

McCorrmick i Rahovecit shpallet MVP i javës

ProCredit Superliga është bërë më interesante se kurrë, me çdo ndeshje, që është shumë e rëndësishme për çdo pozitë. MVP i javës shpallet J'von McCorrmick...

Lajmet e Fundit