10.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

MAShTI publikon rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, kalueshmëria 51.23 përqind

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës të afatit të dytë, të cilit i janë nënshtruar 5 mijë e 629 nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.

“Rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë në këtë afat është 51.23%. Prej këtij rezultati, 51.30% është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 58.21% në mësimin në gjuhën boshnjake dhe 34.04 % është kalueshmëria në mësimin në gjuhën turke”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, sipas MAShTI-it, tashmë janë shpërndarë në shkolla, shkruan Klankosova.tv

Ky provim i cili është mbajtur më 28 gusht është organizuar në tri gjuhë: Shqipe, boshnjake dhe turke, ndërsa është mbajtur në 68 qendra të testimit.

“Në këtë proces kanë qenë të angazhuar 200 komisionerë, 130 mbikëqyrës, 65 vëzhgues, si dhe 650 administrues. Ndërsa, të gjitha Qendrat e Testimit janë monitoruar edhe nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC)”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 41 nxënës, të cilëve u është anuluar testi.

MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.

Më Shumë

OVL-UÇK reagon për mospërfshirjen e veteranëve në rritjen e pagave

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj deklarimeve të sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në...

Fillon Festivali Klasik i Prizrenit

Festivali i muzikës klasike “Prizren Classical Fest”, që organizohet në Prizren, ka filluar mbrëmë. Qyteti kulturor i Prizrenit, me edicionin e parë të këtij...

Lajmet e Fundit