6.2 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

SBASHK-u të gatshëm që viti i ri shkollor të nis më 13 shtator, por thotë se vendimin e merr Qeveria

Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, viti i ri shkollor ishte shtyrë për datën 13 shtator, por deri tani ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse procesi mësimor do të nis ditën e hënë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë për Telegrafin se janë dakorduar me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore që viti i ri shkollor të nis më 13 shtator, por që vendimin do ta marrë Qeveria e Kosovës.

“Të gjitha palët, pra Ministria e Arsimit, Drejtoritë Arsimore dhe ne SBASHK -unë takimin e përbashkët jemi deklaruar se jemi të gatshëm për të filluar viti ri shkollor, por se çfarë do të ndodh vendos, me siguri Qeveri”, deklaroi ai.

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/ mësimdhënëse të matematikës

Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit e Shkencës, lidhur me këtë çështje por që deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar të ketë numër të madh të personave të infektuar me coronavirus, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 703 raste, dhe 19 raste të vdekjes.

Në fuqi janë ende masat kufizuese ku pas orës 22:00 në gjithë territorin e Kosovës vlen ora policore

Më Shumë

Rritja e kapaciteteve ujore në Prizren, takim koordinues për projektin e Vermicës

Dje u zhvillua një takim koordinues me përfaqësuesit e kompanisë Infra Plus, në kuadër të përgatitjes së projektit kryesor për shtimin e kapaciteteve ujore...

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Lajmet e Fundit