12.1 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Oda e Hotelerisë paralajmërojnë takim me Vitinë, kërkojnë që të lejohet puna edhe brenda lokaleve

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizimit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka thënë se kanë kërkuar që të negociojnë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që të hiqet ora policore në vend.

Sipas Sogojevës, arsyeja se pse kanë kërkuar nga Vitia që të hiqet ora policore është sepse nuk ka nevojë për një gjë të tillë sepse lokalet mbyllën në ora 21:30 dhe se nuk ka më qarkullim.

Tutje, ai thotë se sektori i gastronomisë ka qenë më i prekuri nga masat e marra për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

“Sektori ynë ka qenë më i prekuri. Kur sektori i gastronomisë dhe i turizmit në përgjithësi ka një numër të madh punëtorësh, atëherë duhet të kihet kujdes me atë sektor dhe duhet të ketë një lloj fleksibiliteti me atë sektor”, ka thënë Sogojeva në emisionin “Sytë 7” në Klan Kosova.

Ai, gjithashtu paralajmëroi një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në mënyrë që të diskutohet rreth masave të reja.

“Ne kërkojmë që pas datës 13 të lirohen masat që lokalet të lejohen që të punojnë edhe në ambiente të mbyllura për shkak të motit që tash është më e ftohtë”, ka thënë Sogojeva, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, sa i përket lirimit të masave gjatë muajve të verës nga ana e qeverisë, Sogojeva shprehet se ajo hapje i ka mundësuar gastronomisë një lloj rehabilitimi, por jo fitim, teksa thotë se humbjet në këtë sektor janë të mëdha.

“Humbjet janë të mëdha, ku 27 mijë punëtorë që janë të punësuar në këtë sektor e në rast se vazhdohet kështu, atëherë në punë do të mbetën rreth 50 për qind, për të mos thënë 40 për qind”, është shprehur Sogojeva.

Më Shumë

Si e kalon të dielën? Rama: Lindës dhe Zahos i bëj padrejtësi, arratisem në studion e skulpturës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të dielën e kalon duke punuar në studion e skulpturës. Gjatë fjalës së tij në episodin e katërt...

`Takimet e Gjeçovit` në Zym të Hasit sot nderojnë figurën e Pjetër Bogdanit me shtatore

Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Takimet e Gjeçovit”, që mbahet çdo vit në Zym të Hasit, dita e dytë e aktivitetit u zhvillua...

Lajmet e Fundit