Gjykata Supreme Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se i ka liruar nga disa pika të akuzës të dënuarit për fajde.
Kolegji i Supremes ka vendosur sipas ankesave të mbrojtësve të akuzuarve dhe e njëjta ka aprovuar pjesërisht ankesat e avokatëve të të akuzuarve: T.K., Gj.K., M.K., G.K., e sipas detyrës zyrtare edhe në raport me të akuzuarit: K.K., B.B. dhe Gj1.K., dhe ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit në disa pika të dispozitivit.
Kështu, me aprovimin e pjesshëm të këtyre ankesave, është ndryshuar aktgjykimi i Gjykatës së Apelit, përkitazi me disa pika të dispozitivit të aktgjykimit për veprën penale të fajdes dhe veprës penale detyrimi, për të cilat pika të dënuarit janë liruar nga akuza, ndërkaq pjesa tjetër e aktgjykimit ka mbetur e pandryshuar, me përjashtim të lartësisë së dënimeve.
Gjykata Supreme të akuzuarit i ka gjykuar me dënim unik me burgim si në vijim:
T.K., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite dhe dënim me gjobë në shumën prej 15.000 (pesëmbëdhjetëmijë) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri më datë 29.08.2017;
K.K., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 15.000 (pesëmbëdhjetëmijë) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri me datën 11.10.2017;
Gj.K., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite dhe dënim me gjobë në shumën prej 10.500 (dhjetëmijepesëqind) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri më datë 11.10.2017;
M.K., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 8 (tetë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 7.500 (shtatëmijepesëqind) €, në dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri më datë 12.06.2015 si dhe nga data 24.07.2015 e deri më datë 11.10.2017;
B.B., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 15.000 (pesëmbëdhjetëmijë) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri me datën 03.10.2017;
Gj1.K., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 8 (tetë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 2.500 (dymijepesëqind) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri më datë 26.01.2016;
G.K., dënimi unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 8 (tetë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 2.500 (dymijepesëqind) €, në dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 10.11.2015 deri më datë 02.09.2016. Në rast se të akuzuarit nuk i paguajnë dënimet me gjobë në afat prej 3 (tre) muajsh, dënimet me gjobë ndaj secilit të akuzuar do të zëvendësohen me dënim me burgim, ku secilit të akuzuar do t’i llogaritet për çdo 20 € të gjobës me një ditë burgim,raporton Drejtësia Sot