7.7 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Baggio: Futbolli ka nevojë për rinovim, por nuk duhet të harrojmë se i përket njerëzve

Roberto Baggio është një nga futbollistët italianë më të adhuruar nga tifozët. “Bishtaleci Hyjnor”, fitues i Topit të Artë në 1993-shin, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Revista Libero”, në të cilën ka folur edhe për Super League:

“Mendoj se futbolli ka nevojë për një rinovim. Kjo nuk mund të diskutohet. Por shpejtësia me të cilën ka rënë projekti Super League duhet të na bëjë të reflektojmë”, ka thënë Baggio.

“Për të udhëtuar drejt horizonteve të reja, me projekte të reja, duhen njerëz të aftë, me eksperiencë të konsoliduar. Do të isha i zhgënjyer nëse do të humbej mundësia për të ndërtuar diçka të domosdoshme, sepse ndryshon bota, ndryshojnë personat dhe edhe televizioni”, ka shtuar Baggio.

“Në çdo proces që ka për synim përmirësimin e vetmja gjë që ka rëndësi është që të mund të përfitojnë të gjithë dhe jo vetëm ata që e kanë ideuar. Duhet të krijojmë një kulturë sportive, por nuk duhet të harrojmë se i përket njerëzve”.

Më Shumë

Lajm i mirë për prizrenasit, lojtari kryesor drejt rikthimit

Një lajm i mirë vjen për tifozët e Bashkimit në fazën më të rëndësishme vjetore të basketbollit kosovar. Njëri nga lojtarët më të mirë të...

Rahovec, mbahet takimi i këshillit organizativ për 17 Shkurtin

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Rahovecit, Betim Zllanoga, u zhvillua takimi i këshillit organizativ për nder të 17 Shkurtit, përvjetorit të Pavarësisë...

Lajmet e Fundit