Dani Alves mbetet pa klub, Sao Paulo i ka borxh 1.8 milion euro

Futbollisti i famshëm brazilian Dani Alves ka mbetur pa klub, pasi Sao Paulo ndërpreu bashkëpunimin për shkak të një mosmarrëveshje borxhi.

Alves, 38 vjeç, i cili luan ende për kombëtaren braziliane, duhej të dilte në stërvitje ditën e djeshme pas kualifikueseve për Kupën e Botës.

Sidoqoftë, agjentët e tij kanë njoftuar klubin se futbollisti me përvojë nuk do të paraqitet në stërvitje derisa të paguhen borxhet në vlerë e 1.8 milion eurove.

Kjo bëri që drejtuesit e klubit të merrnin një vendim për Dani Alves, duke e larguar nga grupi.

“Ne morëm një vendim dhe informuam trajnerin Cresp që të mos e llogariste më Alves. Klubi është më i rëndësishëm se çdo lojtar. Ne e pranojmë borxhin dhe u përpoqëm të bënim një draft marrëveshje, por përfaqësuesit e tij nuk e pranuan,” tha drejtori sportiv i klubit, Carlos Belmonte.

Dani Alves ende nuk ka komentuar borxhin. Marrëdhënia me klubin u prish kur ai vendosi të luajë për ekipin kombëtar në Lojërat Olimpike në Tokio.

Dani Alves mbetet pa klub, Sao Paulo i ka borxh 1/8 milionë euro

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit