Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita e Dëshmorëve në Prizren

Të mërkurën, me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, filluan aktivitetet për shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prizrenit. Nahit Rexhepi, e përkujton me dhimbje por edhe krenari birin e tij të shtrenjtë, Hysenin, i cili u flijua për lirinë e Kosovës me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prizrenit.

Familjarë të dëshmorëve, invalid e veteran të UÇK-së, zyrtarë të lartë komunal dhe institucioneve të tjera , u mblodhën të mërkurën në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për të përkujtuar të rënët për lirinë e Kosovës me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëvë të Komunës së Prizrenit.

Kreu i komunës, Mytaher Haskuka, tha se dëshmorët janë më meritoret që sot ne frymojmë lirshëm, dhe vepra e tyre duhet të jetë udhërrëfyes i një të ardhme më të ndritur të vendit për të cilen gjë duhet të janë të vetëdijshme edhe gjeneratat e reja se sa e vështirë ka qenë rruga drejt Lirisë.

Sekretari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha gjithashtu se sot është një ditë e rëndësishme në përkujtim të atyre që nuk sakrifikuan asgjë nga vetja për çlirimin e vendit. Pas Landovicës, aktivitetet për shënimin e kësaj Dite kanë vijuar me homazhe në Monumentin e Lirisë para shtatores së, Remzi Ademaj dhe në Malësi të Re ku do të bëhet inaugurimi i Memorialit kushtuar heroit, Besim Nrecaj./TV Prizreni/

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit