8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Klopp e do Lewandowskin në Liverpool

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, dëshiron të ribashkohet me Robert Lewandowskin në Anfield.

Klopp synon ta bëjë sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, blerjen kryesore të Liverpoolit verën e ardhshme, raporton Gazeta Express.

Trajneri gjerman është i vetëdijshëm për cilësitë e mëdha të sulmuesit polak, pasi e kishte stërvitur atë vetë gjatë kohës së tyre së bashku në Borussia Dortmund.

Lewandowski është rritur edhe më shumë para portës që prej se iu bashkuar Bayernit vite më parë.

Raportohet se Klopp ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron ta ketë Lewen në Anfield për sezonin e ri.

33-vjeçari ka marrëveshje me Bayernin deri në vitin 2023 dhe nuk ka ndonjë shenjë se ai do ta vazhdojë atë me gjigantin e Bundesligës.

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Lajmet e Fundit