2.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

10 vjet kreativitet me Krenare Rugova

Krenare RugovaKësaj radhe Krenare Rugova do ta prezantojë koleksionin pranverë/verë 2014 të inspiruar nga siluetat dhe glamuri ikonik i veshjeve të viteve 1950’ta.

I prezantuar në format modern, ky koleksion paraqet një dokumentar kinematik nëpërmjet veshjeve të punuara nga materiali i manipuluar, i krijuar në forma skulpturale përmes modelimit të materialit, kontrastit të ngjyrave dhe precizitetit përmes transparencës. “Cinematiqué” është koleksioni i siluetave klasike femërore megjithatë shumë moderne, të hijezuara me ngjyra kontraste të ndritshme me pëlhura luksoze të manipuluara për të krijuar volum dhe lëvizje, shkruan Epoka e re.

Koleksioni është i punuar nga materiale të cilësisë shumë të lartë për të arritur paraqitje. Veshjet, në formë grafike, do të reflektojnë glamurin e viteve të ’50 ta. Prerjet si dhe kombinimi karakteristik i formave të lartpërmendura nxjerrin në pah forma dhe stilin e sofistikuar. Nëpërmjet këtij koleksioni të paraqitur si dokumentar kinematik kreatorja do ta prezantojë zhvillimin e krijimtarisë së saj për 10-vjetorin e brendit – KRENARE RUGOVA.

Edukimi për artet e bukura – lëmi i modës, përvoja shumëvjeçare dhe suksesi profesional i veprimtarisë brenda këtyre 10 viteve kanë bërë që kreatorja Rugova ta krijojë brendin më të njohur në fushën e modës në Kosovë.

Koncepti i Krenare Rugovës është të ofrojë veshje që janë në trend, funksionale, si dhe komfore të inspiruara nga fusha të ndryshme të artit. Qëllimi kryesor është të krijohet një dizajn bashkëkohor dhe i unifikuar, por në të njëjtën kohe cilësor dhe me imazh brendimi të caktuar në secilën veshje. Veshjet që paraqesin një përzierje të inspiruar nga kultura në Paris dhe New York (ku i kreu studimet) çdoherë të inkorporuara me detaje të bukura të kulturës tradicionale.

Prezantimet e kaluara të kreatores Rugova

2011: Në maj ka prezantuar koleksionin: Vjeshtë-Dimër “KROMOZOMET” te statuja Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, sheshi në qendrën e qytetit të Prishtinës.

Në dhjetor ka prezantuar koleksionin: Pranverë-Verë “HARMONIA E FILIGRANVE” në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

2012: Në maj është paraqitur me koleksionin: Vjeshtë-Dimër “POEZIA GRAFIKE” në hapësirën e Monumentit të Unionit “Vëllazërim Bashkimi” në Prishtinë.

Në dhjetor ka prezantuar koleksionin: Pranverë-Verë “VIVID” në Modelariumin e Fakultetit te Arkitekturës në Prishtinë

2013: Në maj ka prezantuar koleksionin: Vjeshtë-Dimër “YRNEK” / në hapësirën e djegur të Pallatit të Rinisë në Prishtinë

Të gjitha prezantimet “Fashion Show” janë ilustruar si ngjarje kulturore me standarde të larta profesionale dhe me performanca të mrekullueshme të standardit të lartë organizativ, hapësira dhe lokacione të transferuara dhe të paraqitura në performancë spektakulare si nga aspektet vizuale, video, muzikë, hostingun ngjarjes, etj.

Po ashtu, ajo ka fituar mirënjohje prej të pranishmëve nga fusha e artit dhe kulturës, e po ashtu edhe medieve.

Më Shumë

Green i Yllit, MVP i javës

Quade Green shkëlqeu në javën e 12-të të ProCredit Superligës, duke udhëhequr Golden Eagle Yllin drejt një fitoreje dramatike kundër Bashkimit në Prizren. Me...

Inaugurohet kabineti i shkencave të natyrës në shkollën “Hysen Rexhepi” të Prizrenit

Të mërkurën është përuruar kabineti i ri i shkencave të natyrës në shkollën “Hysen Rexhepi”. Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit mes Drejtorisë Komunale...

Lajmet e Fundit