Javë me mot të ndryshueshëm, sot reshje shiu

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të hënën dhe në fundjavë parashihen riga lokale shiu, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius.

Dita e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës astronomike.

Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë vikendit dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s. /Telegrafi/

Më Shumë

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

VV në Prizren uron Kurban Bajramin, bën homazhe te varret e dëshmorëve

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka nisur aktivitetet e Ditës së Kurban Bajramit me homazhe pranë varreve të dëshmorëve dhe vizita në strukturat e Bashkësisë...

Lajmet e Fundit