15.2 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

30 ditë paraburgim tre të dyshuarëve për fajde në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 17.09.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 17.10.2021, ndaj të pandehurve B.M., S.M., dhe E.M., për shkak të dyshimit të bazuar se secili i pandehur veç e veç ka kryer veprën penale “Fajde”, raporton PrizrenPress.

Kurse për të pandehurin tjetër B.M. gjyqtari i procedurës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 17.09.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 17.10.2021, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Fajde”. (Nëse i pandehuri e shkel masën e arrestit shtëpiak ndaj të njëjtit do të caktohet masa e paraburgimit).

“Në data dhe muaj të pavërtetuar, nga vitit 2017,2018 e deri në vitin 2021, secili i pandehur veç e veç, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të te dëmtuarit, dhe kanë përfituar shuma të mëdha financiare të kundërligjshme duke dhënë para me fajde në kamata shumë të larta dhe duke i detyruar të dëmtuarin të veprojnë në dëm të pasurisë së tij, duke lidhur edhe kontratat për shitblerjen e paluajtshmërive si dhe kompensime të tjera si automjete të cilat janë dhënë në emër të fajdesë, gjithnjë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftim. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin...

Totaj akuzohet për shpifje dhe dezinformatë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, akuzohet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” për shpifje dhe dezinformatë. Kjo kompani ka ftuar për të...

Lajmet e Fundit