Ku renditet Kosova me paga?

Statistikat lidhur me pagat e vendeve të Ballkanit.

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin – pas saj renditet Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, dhe në vendin e parë ndodhet Mali i Zi.

Ndërsa, pagat më të larta në rajon sipas profesionit, ndahen në Mal të Zi për bankierët me rreth 1500 euro në muaj.

Mësuesit shqiptarë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjerë fqinjë (gati 560 euro).

Shqipëria ka sot mesataren e të ardhurave për frymë, sa 31% e mesatares së vendeve europiane.

Deri në 1 janar 2020, 21 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë paga minimale kombëtare: vetëm Danimarka, Italia, Qipro, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një minimum për pagën.Pagat minimale mujore në përgjithësi janë nën 600 € në lindje dhe mbi 1 500 € në veri-perëndim të BE-së. 21 Shtetet Anëtare të BE-së që kanë pagat minimale kombëtare mund të ndahen në tre grupe kryesore.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit