13.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

“Ec Ma ndryshe”: Mos i parkoni veturat në trotuare!

vetura ne trotuarOrganizata Joqeveritare “Ec Ma ndryshe”, ka filluar sot aktivitetin sensibilizues për largimin e veturave nga trotuaret para shkollave në qytetin e Prizrenit.

Zyrtarja Fjolla Gashi, tha se ky aktivitet është rezultat i bashkëpunimit me shumë grupe të qytetarëve që kontaktohen nga OJQ “Ec Ma ndryshe”.“Përmes shpërndarjes së fletushkave po mundohemi që së pari të ngrisim vetëdijen e qytetarëve për këtë problem”.

“Kërkesa për zhbllokimin e trotuareve,do t’i dorëzohet edhe institucioneve përkatëse komunale”,tha ajo,transmeton TV Prizreni

Gashi shprehu besimin se një gjë e tillë do të përkrahet nga pushteti lokal i Prizrenit. Sipas saj, përmbyllja e aktivitetit do të bëhet përmes përpilimit të një kërkese bashkërisht me të rinjtë, e cila do të dërgohet tek drejtoritë komunale për marrjen e masave gjithëpërfshirëse në ndalimin e kësaj dukurie.

Ndërsa, qytetarët e mirëpresin këtë aktivitet. Ata thonë se ky aktivitet duhet të mbështetet edhe nga institucionet lokale.

Aktiviteti është duke u zhvilluar në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës– Planifikim me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren”, ku të rinjtë dhe nxënësit e shkollave të mesme shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar lidhur me zhbllokimin e trotuareve nga automjetet gjegjësisht nga vozitësit e pandërgjegjshëm.

Ky aktivitet do të vijojë me shpërndarjen e fletushkave vetëdijesuese nëpër makina, institucione komunale, polici, prokurori, shkolla të mesme dhe fillor./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Në 40-vjetorin e rithemelimit të Komunës së Malishevës, përurohet libri i Fatmir Krasniqit

Në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të rithemelimit të Komunës së Malishevës, është përuruar libri i autorit Fatmir Krasniqi, në një aktivitet ku morën...

Lajmet e Fundit