Sulmohen dy policë në Prizren

Në shenjë pakënaqësie lidhur me shqiptimin e një gjobe në trafik, një person ka sulmuar verbalisht dy zyrtarë policorë, dje në rrugën “Wesli Clark” në Prizren, shkruan PrizrenPress.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, nuk raportohet për lëndime, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

“Rr. Wesli Clark, Prizren 25.09.2021 – 10:54. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në shenjë pakënaqësie lidhur me shqiptimin e një gjobe në trafik, ka sulmuar verbalisht dy zyrtar policor. Nuk raportohet për lëndime. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

Lajmet e Fundit