A është Malisheva bastion i Nismës? Krasniqi: Qytetarët do të votojnë për ndryshim

Alban Krasniqi, kandidat i VV’së për kryetar të Malishevës është optimist për rezultatin zgjedhor në këtë komunë. Thotë se më s’ka bastione në Kosovë.

Malisheva është e vetmja komunë ku qeverisë Nisma e Fatmir Limajt.

“Malisheva është e qytetarëve të Malishevës dhe e askujt tjetër. Çfarëdo tendence që ka ekzistuar më parë e dikujt që të keqpërdor luftën, ta keqpërdorë gatishmërinë e qytetarëve për ta çuar vendin përpara, në emër të asaj gatishmërie e ka kapur Malishevën dhe mundohet ta kontrollojë, kjo më i përket së të kaluarës”, thotë Krasniqi.

“Ushtarët e vërtetë sot ndodhen të themi edhe në gjendje jo të mirë financiare, por ndodhen duke punuar me djersë për të siguruar kafshatën e tyre të bukës dhe jo nga ata që sot janë shndërruar në multimilionerë dhe kanë nga tri e katër shtëpi dhe besa posedojnë edhe lagje të tëra, i dërgojnë fëmijët gjithandej nëpër botë por jo me paratë e tyre por me paratë e buxhetit komunal por edhe me paratë e shtetit të Kosovës sepse janë po të njëjtit që kanë qeverisur e bashkëqeverisur në kuadrin e asaj politike të stërvjetruar që është quajtur edhe nga analistë të ndryshëm ndërkombëtar si qeverisje e kapjes së shtetit”, thotë Krasniqi.

Më Shumë

Pas promovimit të Bajraktarit, FC Prizreni konfirmon edhe Azem Islamin në projektin me talentet vendore

FC Prizreni po vazhdon të konkretizojë projektin e ndërtimit të skuadrës mbi bazën e futbollistëve të dalë nga akademia e klubit. Pas promovimit të...

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Lajmet e Fundit