Islam Ukaj: PDK-ja ka ofertën më të mirë për bizneset e Prizrenit

Kandidati i PDK-së për kuvendar të Prizrenit, Islam Ukaj, ka vizituar sot biznese të ndryshme në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në lagjen “Ortakoll”.

“Gjatë bashkëbisedimit korrekt me ta, të gjithë pronarët e bizneseve shprehën indinjatën e tyre të thellë, për këtë qeverisje, e cila nuk kishte asnjë alternativë, se si duhet të zhvillohet ekonomikisht qyteti ynë”.

“Ndërsa tek butiku “Trend Line” me pronarë Mentor dhe Agon Çollpani, të cilët nga viti 1996, kanë në pronësi biznesin e tyre familjar, ndalova për të blerë disa rroba”.

“Të gjithë pronarët e bizneseve pa dallim, shprehën mbështetje të parezervë, për ta votuar z. Shaqir Totaj për Kryetar të Prizrenit, si dhe mua me numër 4 në listën e PDK-së”.

“PDK, ka ofertën më të mirë, për qeverisjen e ardhshme, si dhe për krijimin e një ambienti të besueshëm dhe të favorshëm, në mënyrë që investitorët vendor dhe të huaj, të investojnë në komunën tonë dhe Prizreni të jetë model në Kosovë, për mënyrën e të bërit biznes”.
#PDK177
#ShaqirTotaj
#BashkëpërPrizrenin
#IslamUkaj4

SPONSORIZUAR

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Lajmet e Fundit