21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Gjendet super arma e Hitlerit: Ishte e fshehur në një fushë në Angli

77 vjet pas tmerrit që mbollën nazistët në Luftën e Dytë Botërore, në një fushë në kent të Anglisë arkeologët zbuluan mbetjet e njërës prej atyre që konsideroheshin si “super armët” e Adolf Hitlerit.

Ekipi nga burimet për hulumtime arkeologjike, po gërmonte një krater 14 metra të thellë dhe 38 metra të gjerë, kur zbuloi papritur armën në fjalë. Vëllezërit, Colin dhe Sean Welch, drejtuesit e projektit, kanë thënë se bëhet fjalë për mbetjet e një rakete “V2” të Hitlerit.

Pjesë e armës ishte mekanizmi ndezës, i cili përmbante oksigjen të lëngshëm dhe përzierje alkooli.

“Raketat hynin thellë në tokë në formë krahu, ndonjëherë me një trajektore rreth 70 gradë”, kanë thënë ekspertët, raporton “Top Channel”.
Mijëra raketa “V2” janë lëshuar nga nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e vetëm në Britani kanë shkaktuar më shumë se 9000 vdekje.

Disa pjesë të raketës “V2” janë prodhuar në Çekosllovaki dhe në një fabrikë në Austri.

Raketa e gjetur do të pastrohet dhe do të restaurohet me përpikërinë më të madhe, në një proces që pritet të zgjasë disa muaj.

Më Shumë

Zbulohet kundërvajtje doganore në Prizren me vlerë 6 mijë euro

Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore Prizren kanë identifikuar deklarim të pasaktë të mallrave gjatë procedurave të zhdoganimit. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ekzaminimit u...

Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me...

Lajmet e Fundit