Ndaloi pesë aeroplanë të ngriten në ajër, breshka shkakton situatë kaotike në aeroport

Punonjësit e aeroporteve kohë pas kohe largojnë macet e rakunët nga pistat e aeroplanëve, por breshkat janë të rralla.

Megjithatë breshkat në pistat e aeroplanëve nuk do të mund të “pushojnë”, por një e tillë ka arritur të shëtitet nëpër asfalt në aeroportin më të madh në Japoni – madje ka detyruar autoritetet përkatëse që të shtyjnë fluturimin e pesë aeroplanëve, transmeton Telegrafi.

Breshka që peshonte rreth dy kilogramë, është parë duke u larguar nga pista në aeroportin ndërkombëtar Nartia në afërsi të Tokios, ku piloti po bënte përgatitjet e fundit për fluturim.

Punonjësit larguan breshkën me ndihmën e një rrjete dhe u siguruan që në 4.000 metra katrorë tjera nuk ka ndonjë kafshë tjetër – duke bërë që pesë fluturime të shtyhen për 15 minuta.

 

Reklamë
 

 

Një prej aeroplanëve që e goditi “shtyrja” është i All-Nippon Airways, që në trup të fluturakes ka të vizatuara breshka të bardha dhe të kaltra që u prezantuan muajin e kaluar në Havai, pasi që atje breshkat konsiderohen kafshë të shenjta.

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Lajmet e Fundit