Anton Quni viziton lagjen “Baruthane”: Nuk do t’ju lë në baltë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, në kuadër të fushatës zgjedhore është takuar me banorët e lagjes “Baruthane”.

Sipas tij, banorët e kësaj lagjeje janë ankuar në qeverisjen aktuale të Prizrenit.

“E kam nisur ditën sot me një vizitë banorëve të lagjes “Baruthane”. Ankesa të shumta rreth mosinteresimit të qeverisë komunale për të investuar në përmirësimin e standardit jetësor të këtyre banorëve”, shkruan Quni.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

“Lista është e gjatë, por mos shtrimi i rrugëve dhe rrugicave që lidhin lagjen me rrugën kryesore është prioritet”.

“Përgjatë mandatit tim, nuk do t’i lëmë këta banorë të ecin nëpër baltë”.

“Së bashku do ti ndëshkojmë me votë ata që nuk punuan asgjë, do ta bëjmë ndryshimin pozitiv, do të rregullojmë ku nuk kane investuar e do të plotësojmë infrastrukturën edhe për lagjen tuaj”.

SPONSORIZUAR

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Lajmet e Fundit