10.1 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Presidentja Osmani nënshkruan marrëveshje financiare me SHBA-në, Kosova përfiton 3 milionë dollarë

Presidentja Vjosa Osmani dhe drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi kanë nënshkruar sot amendamentin e tretë të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin vendi ynë përfiton edhe 3 milion dollarë shtesë.

Sipas njoftimit, me këtë marrëveshje synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.

Gjithashtu, synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t`i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës.

Kujtojmë se kjo marrëveshje fillimisht ishte nënshkruar nga Osmani në nëntor të vitit 2020, me të cilën Kosova ka përfituar 33 milionë dollarë nga USAID-i. Në maj të këtij viti, u nënshkrua amendamenti i parë i Marrëveshjes, i cili i siguron vendit tonë një shtesë të mjeteve financiare në shumën prej 1.6 milion dollarë.

Përmes amendamentit të dytë, Kosova përfitoi edhe 3.8 milionë dollarë shtesë, kurse sot është nënshkruar edhe amendamenti i tretë. Në total, përmes kësaj Marrëveshjeje, Kosova përfitoi mbi 41 milionë dollarë amerikan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Më Shumë

Qazim Berisha, personalitet i shquar në arsim, gazetari dhe përkthime

Profesor, gazetar spiker dhe përkthyes. Të përpiqesh që të rrokësh jetën e një personaliteti si të profesor Qazim Berishës, është përmasat e e vështirë, pasi...

Krimi në Prizren: Babai dyshohet se sulmoi me thikë vajzat në gjumë, i tha gruas “duhet të vdesim të gjithë”

Prizreni dhe i gjithë vendi u trondit mëngjesin e së martës, me vrasjen e rëndë të 15-vjeçares, shtetase turke. Krimin po dyshohet se e...

Lajmet e Fundit