17.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Usyk për rimeçin me Joshuan: Oh, shumë mirë pra, do ta zhdëp në dru dy herë Anthonyn

Kampioni i ri i botës në kategorinë e rëndë, Oleksandr Usyk, pret që rimeçi i tij me Anthony Joshuan të zhvillohet në shkurt apo mars dhe paralajmëron se do të dalë triumfues sërish, sipas promotorit të tij Alexander Krassyuk.

Boksieri ukrainas e tronditi Joshuan të shtunën, duke e rrahur bindshëm për t’ia rrëmbyer titujt e botës WBA, IBF dhe WBO në kategorinë e rëndë, raporton Gazeta Express.

Usyk ka shprehur interesim edhe për një luftë për bashkimin e të gjithë titujve të botës me kampionin e kategorisë së rëndë WBC, Tyson Fury.

“Rimeçi është i shkruar në marrëveshjen tonë”, tha Krassyuk të martën.

“Kur biseduam me Oleksandr për rimeçin, ai nuk ishte i inatosur. Përkundrazi, ishte i lumtur. Ai tha: ‘Oh, shumë mirë! Do ta rrah Anthonyn dy herë!’”, tregoi ai.

Ndërkohë, Joshua ka thënë se do ta ushtrojë të drejtën për rimeçin në marrëveshjen me Usyk.

“Është e vërtetë ajo që ka thënë Eddie Hearn në konferencë pas meçit se rimeçi mund të ndodhë në shkurt apo mars”, konfirmoi Krassyuk.

Usyk ka thënë në të kaluarën se dëshiron që rimeçi të zhvillohet në Stadiumin Olimpik të Kievit në Ukrainë. /Gazeta Express/

Më Shumë

SBAShK-u: Pro pezullimit të grevës votuan 54.88%, kundër pezullimit 45.12%

SBAShK-u përmes një postimi në Facebok ka treguar se pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë...

SPAK: Qeveria sa më parë të ekzekutojë pagat e sektorit të arsimit

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës është tejet e shqetësuar lidhur me mosekzekutimin e pagave për të punësuarit në arsim nga ana e...

Lajmet e Fundit