18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Vdes Avdi Duraku, dëshmitar i masakrës në Krushë të Madhe

Ka vdekur Avdi Duraku banor i Krushës së Madhe.Duraku ishte dëshmitar i masakrës së Krushës së Madhe në të cilën ishin vrarë e djegur 45 civilë më 26 mars 1999 nga forcat serbe në mesin e 241 fshatarve që u vranë në këtë fshat.

Avdi Duraku kishte deklaruar për emisionin, ‘Drejtësia në Kosovë’ në vitin 2016 se askush nga organet e drejtësisë nuk ishe interesuar se çfarë kishte ndodhur në Krushë të Madhe.

“As nga drejtësia ndërkombëtare nuk ka pas diçka të qartë për këtë çka ka ndodhur këtu, por as institucionet tona asnjë gjë nuk kanë bërë për këtë. Kanë kaluar tani 17 vite dhe asnjeri nuk është interesuar që së paku ta mbrojmë nga shkatërrimi”, kishte thënë Avdi Duraku.

Behar Rakaj, kandidati i LDK-së për kuvendar të Prizrenit

Avdiu ishte shprehur i gatshëm që edhe pasurinë ta “shkrijë” vetëm që shtëpia në të cilën kishte ndodhur masakra të mos rrënohet.

“Unë si dëshmitar vdes, dëshmitarët vdesin. Objekti këtu flet vetë”, pati thënë ai..Edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllime familjes Duraku për vdekjen e Avdi Durakut.“Në emrin tim, bashkëluftëtarëve dhe të bashkëpunëtorëve të mi, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Duraku! Avdi Xh. Duraku, qoftë i respektuar emri yt dhe u nderoftë e u kujtoftë për shumë mote jeta e vepra jote!Pusho i qetë miku dhe bashkëpunëtori im, Avdi! U prehsh në paqe dhe u takofsh në botën e përjetshme me vëllain dëshmor, Hysniun”, ka shkruar Latifi./kallxo.com/

Më Shumë

E rrahën një person dhe e futën me forcë në veturë, arrestohen katër burra në Prizren

Katër burra janë arrestuar në Prizren pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht një person. Sipas policisë, të dyshuarit e kanë...

Motra e Ukshin Hotit: Zbardhja e fatit të tij duhet të jetë obligim prioritar i Qeverisë dhe i ndërkombëtarëve

  “Deri më tani, përpos fjalëve poshtë e përpjetë, nuk ka diçka serioze që të merret me çështjen e tij dhe të zbardhet fati i...

Lajmet e Fundit