Pogba i ofrohet Real Madridit

Paul Pogba është gjithnjë e më afër kalimit te Real Madridit, bën të ditur El Nacional.

Los Blancos ka kohë që po tentojnë të transferojnë mesfushorin francez nga Manchester United, por deri më tani nuk ja kanë arritur.

Sipas asaj që raporton El Nacional, agjenti Mino Raiola ka filluar bisedimet me madrilenët për të arritur një marrëveshje për lojtarin.

Klubi nga kryeqyteti spanjoll është i gatshëm që të transferojë Pogban, duke ditur se kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Manchester United po tenton ta bind atë që të rinovojë kontratën, mirëpo ende nuk ka asnjë marrëveshje mes tyre.

Në garë për Pogbën është edhe Paris Saint-Germain, por lojtari e preferon kalimin në Santiago Bernabeu.

Më Shumë

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit