8.3 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Fury: Thellë në shpirt, Wilder e di se do të humbë sërish dhe do të pensionohet për të punuar në restorant

Tyson Fury e ka quajtur Deontay Wilderin të dobët para se të shpërthente një debat ndezës mes boksierëve të peshave të rënda në konferencën e tyre të fundit para meçit të shumëpritur.

Të shtunën mbrëma, britaniku do ta mbrojë titullin WBC, të cilin ia mori amerikanit në duelin e tyre të dytë me nokaut teknik, të zhvilluar para 20 muajsh.

Wilder ka vazhduar me akuzat për mashtrim ndaj kundërshtarit të tij, gjë që ishte edhe katalizator i nxehjes së situatës.

“Po e bëj pyetjen, nëse kam fituar vetëm për shkak të mashtrimit, cila ishte arsyeja e ndryshimit të gjithçkaje dhe angazhimit kaq të madh?”.

“Thellë në shpirtin e tij, ai e di se ka humbur dhe do të humbë sërish. Pas këtij dueli, ai do të kthehet të punojë zinxhirin e restoranteve të ushqimit të shpejtë, ku ka punuar më herët gjatë karrierës së tij. Do të jetë pensionim për të”.

“Je në fazë mohimi dhe do të nokautohesh. Bëji vetes një favor dhe tërhiqu, të gjithë po qeshin me ty. Je një njeri i dobët”, i ka thënë Fury.

Kujtojmë që Tyson ia shkaktoi Wilderit humbjen e parë në karrierë pas 44 meçesh profesionale, ndërsa boksieri nga Alabama kishte përmendur një sërë arsyetimesh dhe kishte bërë akuza për mashtrim ndaj rivalit të tij për humbjen. /Telegrafi/

Më Shumë

Zyrtare: Leci largohet nga Liria

Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e trajnerit të ekipit të parë, Liridon Leci, nga drejtimi i skuadrës, raporton PrizrenPress. Përmes një njoftimi publik, klubi prizrenas...

Dërgohet në burg 23 vjeçari nga Prizreni, ishte dënuar me 14 muaj burgim efektiv për “Narkotik”

Është dërguar në burg 23-vjeçari i cili ishte i dënuar me 14 muaj burgim efektiv për narkotikët.   Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është dënuar...

Lajmet e Fundit