Totaj: Mbështetja për kulturën nuk bëhet veç me fjalë, por me punë konkrete

Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, së bashku me nënkryetaren e PDK-së Vlora Çitaku e deputeten Blerta Deliu-Kodra vizituan shoqatën kulturore e artistike turke “Do?ru Yol”. Në këtë takim u pritën nga Nevzat Sundo dhe anëtarë të tjerë të shoqatës, të cilët shprehën mirënjohje për vizitën dhe uruan për bashkëpunime të mirëfillta dhe mbështetje nga Komuna, në të ardhmen.

“Me Nevzat Sundon biseduam për artin si shprehje universale e shpirtit të njeriut dhe për Prizrenin si hapësira e duhur për art që kapërcen kufijtë e qytetit.

Prizreni është qytet multikulturor dhe një gjë e tillë është pasuri shumë e çmueshme, të cilën duhet ta kultivojmë tutje. Arti i Prizrenit, sikurse vet qyteti, është i të gjithëve. Prandaj si kryetar i ardhshëm i komunës do të përkrahi të gjitha shoqatat kulturore e ansamblet ekzistuese të Prizrenit. Te?ekkürler”- u shpreh Totaj në këtë takim.

Përkrahja e komunës me fitoren e PDK-së do të jetë e fokusuar për të gjithë mbrojtësit dhe kultivuesit e përhapësit e trashëgimisë kulturore pa dallim komunitesh e besimesh, sepse komunitet në Prizren janë thesar dhe pasuri me vlerë për qytetin tonë të bukur.

Më Shumë

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit