10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Mjekët flasin për gjendjen e Bill Clinton

Ish-presidenti Bill Clinton u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të Universitetit të Kalifornisë Irvine për një infeksion të traktit urinar, që u përhap në qarkullimin e gjakut, thanë mjekët e tij për CNN të enjten.

“Ai është në humor të mirë, ka folur me familjen dhe stafin dhe ka qenë në këmbë”, thanë mjekët dhe stafi i tij.

“Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve. Ne shpresojmë që ai të kthehet në shtëpi së shpejti”,  thanë mjekët.

 

75-vjeçari Klinton ishte të martën në Kaliforni për një aktivitet privat të fondacionit të tij, kur ishte ndjerë i lodhur dhe u pranua në spital pas testimit, sipas zyrës së tij.

Mjekët e ish-presidentit thanë se infeksionet urologjike janë shumë të zakonshme te njerëzit e moshuar dhe ato trajtohen lehtësisht, edhe pse ato mund të përhapen shpejt në qarkullimin e gjakut. Ish-presidentit Klinton do t’i jepen antibiotikë intravenozë deri të premten, kur ka të ngjarë të kalojë në antibiotikë oralë. Sipas tyre matjet e tij vitale janë të gjitha të qëndrueshme.

Klinton ka kryer operacion të zemrës në 2004 dhe kishte futur dy unaza për të hapur një arterie në 2010. Por mjekët e tij theksuan se shtrimi në spital nuk ishte i lidhur me zemrën ose Covid-19.

Më Shumë

Shqetësime për shëndetin e Mike Tyson para duelit me Jake Paul

Shqetësime të reja janë ngritur në lidhje me ndeshjen e ardhshme profesionale midis YouTuber-it të kthyer në boksier Jake Paul dhe ish-kampionit të peshave...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Krushë të Madhe të Rahovecit. Është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij. Lajmin për Arbresh.info...

Lajmet e Fundit