Lushaj: Qytetarët me votën e tyre të vendosin për vete

Kandidati i pavarur për kryetar të Prizrenit, Milazim Lushaj, ka votuar bashkë me bashkëshorten e tij.

Ai në prononcim për KosovaPress, falënderoi të gjithë personat e
angazhuar në procesin zgjedhor, por njëkohësisht qytetarët që me votën e tyre të tregojnë
demokracinë në Prizren.

“Dëshiroj që këtë ditë të vendimit të tyre me votën e tyre të vendosin për vete, njëkohësisht të gjithë atyre të cilët janë të angazhuar ne procesin zgjedhor i falënderoj dhe qytetarëve i dëshiroj që me votën e tyre të tregojnë demokracinë e përgjithshme në Kosovë e në veçanti në Prizren,” ka thënë ai.

 

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Lajmet e Fundit