22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Arrestohen një vëzhgues dhe një komisioner në Malishevë, dyshohen për shitblerje të votës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit të Shtetit, policia ka ndaluar dy persona në Komunën e Malishevës, për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 214 i KPRK-së, raporton Gazeta Express.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se dy të arrestuarit janë një vëzhgues dhe një komisioner nga qendra e vendvotimit në Gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shitblerje të votës.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë në ndalim.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet për media.

Më Shumë

Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe...

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të...

Lajmet e Fundit