6.8 C
Prizren
E premte, 30 Janar, 2026

Shqiptohen 487 tiketa trafiku gjatë fundjavës në Prizren

Me qëllim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë nga komunikacionit rrugor dhe njësitë tjera kanë realizuar aktivitetin në rajonin e Prizrenit, për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion, duke realizuar planin operativ “Siguria në komunikacion”, plan në vazhdimësi.

Sipas një njoftimi, realizimi i këtij plani është kryer nga njësitë e specializuara, duke identifikuar shkeljet dhe kundërvajtjet në komunikacion, mbikëqyrjen dhe kontrollin e komunikacionit me radar, zonat me rrezikshmëri dhe, krijimin e pikave të kontrollit në zona me kufizim shpejtësie sidomos në vendbanime.

“Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtje si: pa rrip të sigurisë, përdorimi i telefonit, mungesa e dokumenteve, parking i palejuar, pa gjendje teknike të rregullt (drita), tejkalimi në vende ta ndaluar, tejkalimi i shpejtësisë, keqpërdorim të targave të automjetit etj., policia ka shqiptuar 487 tiketa trafiku gjatë fundjavës. Aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe kundërvajtje tjera në komunikacion të cilat rrezikojnë pjesëmarrësit tjerë, duke pasur për qëllim parandalimin e aksidenteve e sidomos ato me fatalitet, policia rajonale në Prizren do të veprojë në të gjithë rajonin me qëllim që të kemi siguri në rrugë, duke parandaluar përmes kontrollit dhe mbikëqyrjes, njëkohësisht duke marrë masat sanksionuese dhe plotësuese për kundërvajtësit të cilat shkelin rregullat në bazë të ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Publikohen pamjet e aksidentit në Mamushë, polici shpëton për pak sekonda nga goditja

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të dielën mbrëma në Mamushë, ku mbetën të lënduar 6 persona. Së fundmi janë publikuar edhe pamje ku shihet...

Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për shkelje të të drejtave

Pa ushqim e pa ujë thonë se mbetën për disa orë, të ndaluarit për dallavere me vota në komunën e Prizrenit. Madje në korridorin...

Lajmet e Fundit