Sot numërohen votat e fundit, KQZ afër shpalljes së rezultateve përfundimtare

Të hënën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka filluar procesi i rinumërimit të votave në 43 vendvotime. Pas përfundimit të këtij rinumërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara, të zgjedhjeve të 17 tetorit, raporton Express

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Elezi ka njoftuar se numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara do të fillojë sot në orën 11:00.

“Sot, në orën 11:00, do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta”, ka deklaruar ai.

Elezi tha se pas rinumërimit të 43 vendvotimeve dhe numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara, KQZ-ja do t’i shpallë rezultatet përfundimtare.

“Pas përfundimit të procesit për këto 43 vendvotime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Besojmë që ky proces do të përmbyllet gjatë ditës së martë. Kjo do t’i hapte rrugë KQZ-së për të shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave”, ka deklaruar Elezi./GazetaExpress/

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Lajmet e Fundit