Mjekët në Suharekë arrijnë ta kthejnë në jetë një qytetar pas sulmit në zemër

Një qytetari nga qyteti i Suharekës i është shpëtuar jeta pas një arresti kardiak, falë intervenimit të mjekëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet.

Kështu ka bërë të ditur Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

“Kjo ekipe Urgjencës në QKMF-Suharekë, në krye me doktorin e ri dhe shumë profesional, Diar Kabashi, rikthyen në jetë një qytetar me arrest kardiak. Faleminderit për punën dhe profesionalizmin”, ka shkruar Kuqi në llogarinë e saj në Facebook

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit