Ruiz: Shpresoj se s’ia kam shkatërruar karrierën Joshuas

Andy Ruiz Jr thotë se vërtet shpreson se nuk ia ka shkatërruar karrierën Anthony Joshuas, kur e mposhti britanikun në luftën për titullin e botës në kategorinë e rëndë dy vite më parë.

Ruizi e pati tronditur botën më 2019 kur e rrahu Joshuan brutalisht, pavarësisht se e kishte siguruar mundësinë për të luftuar për titull vetëm pak javë më herët. Boksieri meksikan e humbi rimeçin ndaj britanikut më vonë, pas të cilit e kishte pranuar se nuk kishte bërë aspak përgatitje të duhura për luftën. Ruizi është në binarë për t’u rikthyer tani, pasi e mundi amerikanin Chris Arreola me vendim unanim në maj dhe shpreson se një trilogji me Joshuan do të ndodhë një ditë. Joshua i humbi titujt e botës në kategorinë e rëndë përsëri këtë vit, pasi u mund nga Oleksandr Usyk dhe tani është duke u përgatitur për rimeçin kundër ukrainasit në pranverën e vitit 2022.

I pyetur nëse fitorja e tij ndaj Joshuas ia ka ndryshuar karrierës britanikut, Ruiz tha: “Nuk do të doja t’ia shkatërroj karrierën asnjë boksieri, por e shoh tani se ai është nervoz dhe ngurrues në ring, e shoh duke marrë shumë goditje dëmtuese”.

Ai shtoi: “Mbase Joshua po frikësohet se mund të lëndohet, sepse nuk dëshiron t’i ndodhë e njëjta gjë. Është normale. Mendoj se atij duhet t’i kthehet vetëbesimi”.

I pyetur për rimeçin e humbur ndaj Joshuas, Ruiz theksoi: “Ai fitoi në rimeç kundër meje sepse unë nuk e bëra punën time. Kjo është arsyeja e vetme. Sikur të luftoja sipas planit tim dhe ta bëja gjënë e njëjtë si në luftën e parë, më besoni se do ta kisha mposhtur përsëri”.

Më Shumë

VV në Prizren uron Kurban Bajramin, bën homazhe te varret e dëshmorëve

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka nisur aktivitetet e Ditës së Kurban Bajramit me homazhe pranë varreve të dëshmorëve dhe vizita në strukturat e Bashkësisë...

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Lajmet e Fundit