Analistët amerikanë: Kosova ruajti sovranitetin dhe tërësinë territoriale

Shpia e bardh-usaAnalistë dhe politikanë amerikanë kanë deklaruar se me Marrëveshjen e 19 prillit në Bruksel, Kosova ka arritur ta ruajë tërësinë territoriale dhe sovranitetin brenda kufijve të saj. Dhe përkundër deklaratave që s’pushojnë të udhëheqjes serbe, megjithatë nuk pati ndarje dhe as këmbime territoriale.

“Kjo vërtetë është arritje historike”, ka thënë kohë më parë analisti amerikan, ish zyrtar i Departamentit të Shtetit, James Hooper, transmeton RTK. Marrëveshja është quajtur historike edhe për stabilitetin afatgjatë të Ballkanit si një rajon i trazuar gjatë gjithë shekullit dhe sidomos gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Mirëpo në SHBA, varësisht nga të menduarit apo pozicionimi politik, ka pasur edhe vlerësime ndryshe të marrëveshjes, siç është ai i kongresistit republikan, Dana Rohrabacher, sipas të cilit ‘marrëveshja nuk ka sjell paqe afatgjate në rajon’ dhe se ‘një marrëveshje shumë më e mirë të ishte rregullimi ose korrigjimi i kufijve.’

Washingtoni zyrtar, por edhe të tjerë analistë nuk pajtohen me kongresistin Rohrabacher dhe mendojnë se shkëmbimi i territoreve do të sillte jostabilitet në Bosnjë, Maqedoni dhe në Serbi.

“Marrëveshje ka kërkuar kompromis dhe guxim politik nga të dyja palët,” pati deklaruar Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.

Analistë të tjerë mendojnë se marrëveshja do të jetë vërtet historike nëse ajo rezulton më në fund me ‘normalizimin e plotë të marrëdhënieve, përfshirë edhe njohjen eventuale midis Kosovës dhe Serbisë’ dhe afirmimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit